SILVINJO, “SAMBA” NË STËRVITJE/ Spektakël dhe këshillat e fundit para përballjes me Gjeorgjinë (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares së futbollit ka treguar edhe formën e tij sportive në stërvitjen e fundit përballë Gjeorgjisë. Me një teknikë braziliane dhe energji të plotë Silvinjo u përfshi mes kuqezinjve duke luajtur me ta në përballje një më një. Po me ton entuziast i grupon për t'u dhënë këshillat e fundit ndërsa në fushën e blertë ekipi shfaqet kompakt

Pak orë para ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare të futbollit Silvinjo ka zhvilluar stërvitjen e fundit me kuqezinjtë.

Braziliani nuk ka nguruar të sfidojë lojtarët që drejton ku qëllimin ka vendosur vendin e parë në grup të “Nations League”.

Përballë Bares tregon talentin në lëvizjen e topit, por edhe formën fizike

Energjik dhe i palodhur vijon të kontrollojë sjelljen e kuqezinjve të ndarë në grupime duke mbajtur topin me një pasim pa prekur në tokë.

Portierët të ndarë më vete kanë treguar anën teknike me topin në mes.

Nuk mungon as Uzuni që siç shihet marrëdhëniet me lojtarët e tjerë i ka mjaft të mira.

I grupon në mes të fushës ku po me aq energji u tregon gabimet dhe se çfarë duhet të ndryshojnë në lojë

Tashmë me një fitore me Ukrainën, Shqipëria do të presë sot Gjeorgjinë në “Air Albania”, e më tej në tetor do të udhëtojë në Çeki e Gjeorgji.