Me "Kryeministren e ardhshme të Britanisë së Madhe", Meta ndan FOTON me një mesazh emocionues

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdon të mbajë ndjekësit e tij të informuar përmes postimeve të tij në rrjetet sociale.

Në postimin e fundit, Meta ka ndarë një moment emocionues. Duke përshëndetur të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë kaluar pushimet në Shqipëri, Meta tregon se Sindi, një vajzë e re plot ëndrra nisi studimet në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për t'u bërë Kryeministre e Britanisë së Madhe.

"Të dashur miq! Së bashku me Sindin nga Valbona përshëndesim të gjithë fëmijët e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që i kaluan pushimet në Shqipëri.

Sindi arriti në Londër për të nisur shkollën dhe për të ndjekur ëndrrën e saj për t'u bërë Kryeministre e Britanisë së Madhe. Ne vazhdojmë projektin tonë për 4 milion shqiptarë plus!", shkruan Ilir Meta.