PD akuza mbi të drejtat në parlament. Ndryshon rregullorja e Kuvendit, tatimi dhe komisionet hetimore
Kuvendi ka nisur diskutimin e ndryshimit të tre ligjeve të kthyera nga gjykata kushtetuese. Në këshillin e legjislacionit opozita u shpreh se përmes këtyre tregohet që parlamenti nuk është në një situatë normale.
Për këtë akuzuan sjelljen e mazhorancës.
Në kundërpërgjigje, socialistët sollën në vëmendje rezultatin e reformës në drejtësi
Disa nene në rregulloren e Kuvendit, në Tatimin e Profesioneve të Lira dhe në Ligjin për Komisionet Hetimore, u konsideruan në kundërshtim me kushtetutën.
Por për të djathtën këto ishin shkelje e së drejtave të pakicës në kuvend.
Pas miratimit të tatimit mbi profesionet e lira, një pjesë e tyre pagoi detyrimin.
Por është e paqartë nëse do t’i rimarrin paratë. Ndaj u kërkua që kjo të vendoset në ligj, përmes një dispozite kalimtare
Këshilli i legjislacionit pasi emëroi relatorët dhe ekspertët kërkuan që brenda një jave të paraqiten raportet.
Pas kësaj anëtarët do të votojnë rekomandimet që do ti japin seancës.
