FOTO/ Pse i duhen dy makina Veliajt për të dalë në Tiranë kur e di biçikletën?!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 14:19
Kryebashkiaku Erion Veliaj kujdeset që sa herë merr biçikletën të merret në foto dhe video e të bëhet lajm sikur lëviz me biçikletë.
Por duket se Veliaj jo vetëm që nuk përdor biçikletën për të lëvizur në Tiranë, por është një përdorues i rregullt i makinës, madje edhe duke përdor eskortë.
Kështu ai është fotografuar ditën e sotme pranë qendrës, teksa ecën me dy-tre makina duke bllokuar në një formë edhe trafikun.
Për ironi mbi makinën e Veliajt qëndron edhe një pankartë në rrugë që shkruan “Me biçikletë do të kishe arritur”.

Makinat e Veliajt në trafik
