Në zgjedhje, por si? Andoni: PS-PD s’janë të interesuara fare për partitë e vogla, por janë të shqetësuara nga lëvizjet e reja politike

Teksa komenton zhvillimet politike në këtë rinisje të sezonit politik në kuadër të përgatitjeve të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, analisti Ben Andoni nuk beson se Partia Demokratike nuk është e përgatitur që mazhoranca do i japë atyre çështjen e koalicioneve.

“Ata janë të bindur dhe gjeja më e mirë që arriti PD-ja ishte rasti kur disa muaj më parë e sfumuan fare dhe pjesa e Rithemelimit nuk ishte fare, pra nuk ishte legale, përfaqësuesit e saj u bashkuan me mazhorancën dhe bënë nënkomisionin tek Komisioni i Ligjeve dhe kjo shumoi tërësisht PD-në legale që drejtohej nga z. Basha në atë kohë ku dhe mori goditje shumë të mëdha dhe doli fare nga skena politike e vendit.

Por ajo dua të them është fakti se të dy partitë e mëdha nuk janë të interesuara për partitë e vogla. Ata e quajnë kontributin e partive të vogla me masën e votave që ato sjellin. Dhe ju e keni parë që ato me zor e sigurojnë një mandat deputeti dhe vetë këta nuk janë fare të interesuara.

Sa i përket lëvizjeve të reja në arenën politike, besoj se ato janë kthyer në shqetësim për partitë e mëdha”, theksoi ndër të tjera Ben Andoni në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”.

INTERVISTA E PLOTE