Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Paloka: Nga lirimi i kryetarit tek zgjedhjet, na thoni si do ia bëjmë?! Berisha: Ky shtatori i fundit që na gjen në opozitë
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ku mnbledhja eshte hapur nga Edi Paloka i cili u bëri thirrje anëtarëve të japin propozimet e tyre për arritjen e objektivave që nga lirimi i Sali Berishës tek zgjedhjet e lira dhe fitorja e tyre.
Më pas fjalën e ka marrë Kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili përmes një lidhjeje live nga banesa e tij ku qëndron i izoluar që 30 dhjetorit 2023.
Berisha u shpreh i bindur se ky është shtatori i fundit që i gjen ata në opozitë.
FJALA E BERISHES
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. Ju z.Paloka dhe drejtuesve, Sekretarit të Përgjithshëm, n/kryetarëve të PD.
Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët që ndjekin këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhjen më të rëndësishme.
Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin. Rotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rotacioni është në duart tona, në guximin, sakrificën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër.
I them këto, sepse kemi hyrë në muajin e 9[të përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj ne kemi përballjen finale kundër së keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti, poshtëroi dhe dëboi masivisht shqiptarët.
I them këto se çdo demokrat dhe demokrate nga sot e tutje, kur të kërkojë votën e PD, demokratëve duhet t’i shihet në sy bindja për fitore.
Demokratëve duhet t’i dëgjohet në zë bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në shpirrt, bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në trup, bindja për fitore.
E gjitha sot, më shumë se kurrë fitorja qendron në guximin, besimin dhe duart tona.
Këto vite PD e plagosën jo pak, kjo nuk mohohet. E vërteta është se këto vite me sulmin që na u bë, ne kemi luftuar më shumë në mbrojtje se sa në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, programin tonë, pluralizmin politik që po jepte shpirt në Shqipëri, duhet të mbronim opozitën shqiptare.
Por sot kjo betejë ka mbaruar, realiteti është krejt i ri, kushtet kanë ndryshuar. Sot ne jemi të bashkuar. Sot ne jemi PD e Shqipërisë më e fortë se kurrë!
Të dashur miq, demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë kudo që jeni.
Sot ne jemi në një moment përcaktues për të sotmen dhe të ardhmen tonë, apo në provën më të madhe, më të vështirë të ndërgjegjes, dinjitetit, të guximit, por edhe të së ardhmes sonë në 32 vite.
Kjo provë e madhe është ndër më komplekset që kemi kaluar ndonjëherë. Lidhet me qendrimin tonë si demokratë dhe demokrate, por tani edhe më shumë si qytetare dhe qytetarë ndaj të vërtetës.
Në fakt, ndaj njërës prej të vërtetave më të mëdha, më sublime të njeriut të lirë dhe qytetërimit, pa të cilën nuk ka dhe nuk mund të ketë individ dhe shoqri të lirë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dinjitet njerëzor, por as edhe sovranitet të vërtetë të brendshëm, dhe as shpresë dhe të ardhme për individin dhe shoqërinë.
Kjo e vërtetë është, e vërteta e votës së lirë, e cila sot në Shqipëri njëlloj si në diktaturën më Staliniste që kemi përjetuar vdes para syve tanë, përpara syve të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti.
Dhe jo vetëm kaq, por ky funeral i trishtë para ditës së votimit i votës së lirë, iu serviret me tamtame të mëdha shqiptarëve nga Edi Rama, propaganda e tij e shpifur koprolarike, mediat e blera prej tij.
Por edhe nga ndonjë McGonigal me kostum ambasadori apo diplomati i blerë prej tij, si një fitore e Edi Ramës dhe Tavove të tij.
Përveç këtyre, për të përligj ekzekutimin publik të votës pa hyrë në kuti, Edi Rama mobilizon dhe rracën më të shpifur njerëzore, opozitarët e opozitës, të cilët si enukë psikikë pas çdo procesi kallp zgjedhor festojnë dhe bërtasin në kor: se zgjedhjet i fitoi Edi Rama dhe Tavot e tij dhe i humbi opozita, se ajo e tilla e atilla nuk fiton.
Në këtë rast, duke mos pranuar kurrë se opozita është e përsosur, se nuk ka të meta dhe dobësi, deklaroj para jush se ajo ka vetëm një përgjegjësi për funeralin elektoral që zhvillohet para ditës së zgjedhjeve në Shqipëri dhe të gjitha të tjerat janë pa përjashitm përgjegjësi direkte e Edi Ramës, narko-qeverisë së tij, lakejve, papagajve dhe korit të tij.
Të dashur miq, demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë kudo që jeni.
Sot ne jemi në një moment përcaktues për të sotmen dhe të ardhmen tonë, apo në provën më të madhe, më të vështirë të ndërgjegjes, dinjitetit, të guximit, por edhe të së ardhmes sonë në 32 vite.
Kjo provë e madhe është ndër më komplekset që kemi kaluar ndonjëherë. Lidhet me qendrimin tonë si demokratë dhe demokrate, por tani edhe më shumë si qytetare dhe qytetarë ndaj të vërtetës.
Në fakt, ndaj njërës prej të vërtetave më të mëdha, më sublime të njeriut të lirë dhe qytetërimit, pa të cilën nuk ka dhe nuk mund të ketë individ dhe shoqri …
Të dashur miq, cilido që mendon se me Edi Ramën në Shqipëri mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojnë se mashtrojnë Organizatat Ndërkombëtare të fushës elektorale që ddeklarojnë e në Shqipëri qeveria kontrollon vullnetin e zgjedhësve dhe se ky është tiapri themelor më kardinal i autokracive elekotorale, i cili njëlloj si në diktatura si në diktatura ideologjike vota shndërrohet në krim dhe krimi shndërrohet në votë me një metamorfozë fatale për kombet.
Një mendim i tillë nga cilido qoftë shfaqet, dhe pavarësisht nga bindjet politike të tij është mbështetje e fuqshme për Edi Ramën, në diktaturën e tij të bazuar në aleancën e krimit, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Cilido që rreket të na bindë se me Edi Ramën zhvillohen zgjedhje normale dhe se ai nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet, duhet t ëpranojë se kodi elektoral de facto, Kushtetuta e procesit zgjedhor nuk vlen asnjë groshë për faktin se Edi Rama para fillimit të fushatës zgjedhore, për herë të parë në 32 vite e shpalli atë kinezëri dhe e zëvendësoi haptas me kodin e narkoshtetit.
Por në këtë rast, të gjithë ata që pranojnë dhe harrojnë këtë qendrim të tij, nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm argatin e së keqes.
Cilido që pranon se me Edi Ramën në qeveri mund të zhvillohen zgjedhje të barabarta dhe se Edi Rama nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve sistemi patronazhistëve, kopje e sistemit të vjetër të diktaturës komuniste, në të cilën punonjësit që paguhen me taksat tona, me veprimtarinë e tyre terroriste kriminale shndërrojnë shtetin në makineri monstër elektorale për partinë shtet.
Dhe kjo do të ishte mbështetja më e fuqishme për regjimin e Edi Ramës dhe partinë e tij të krimit.
Miqtë e mi, cilido që beson se me Edi Ramën në qeveri mund të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe se Edi Rama nuk vjedh, por i fiton zgjedhjet duhet të pranojë se nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve pabarazia ekstreme në garën elektorale, në të cilën 61 kandidatë të partisë së opozitës në shkelje të ligjeve të vendit nuk morën asnjë qndarkë financim nga buxheti i shtetit, në një kohë kur kandidatët e partisë shtet morën mbi 3 mln.
Ky vendim është një mbështetje e verbër për Edi Ramën dhe farsën e tij elektorale.
Cilido që mendon se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se shpërndarja me zarf e 50 eurove për 683 mijë pensionistë dy javë para ditës së votimit, nuk përfaqëson blerje publike vote dhe nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.
Ky pohim nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim publik dhe mbështetje e verbër e farsës elekotare të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij.
Cilido që mendon se Edi Rama nuk vjedh, por fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se qindra miliona euro që shpërndahen gjatë fushatës elektorale për asfalte, beton elektoral apo blerje të votës, se të të drejtës së votës nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Ky person, ose cilido qoftë, nuk bën gjë tjetër veçse mashtron publikisht me pagesë osë vullnetarisht,dhe mbështet pa kushte farsën elektorale të Edi Ramës.
Cilido që mendon se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se ai nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se bandat e qeverisë në mbarë vendin dhe minsitrat e zyrtarët e tij dhe nuk ndërhyn tek qytetarët, nuk ndikojnë me hanxharët e tyre të krimit në rezultatin e zgjedhjeve.
Kjo do të thotë në njëmënyrë, apo në një tjetër të bëhesh bashkëpunëtor vullnetar, apo avokati i krimit monstruoz elektoral të Edi Ramës dhe hordhive vrasës serialë të tij që vërsulen si terroristë mbi qytetarët dhe shndërrojnë krimin në votë, dhe votën e tyre në krim në shpërblime dhe favore që fitoheshin si shpërblim nga Edi Rama me krimin e tyre elektoral.
Cilido që mendon se me Edi Ramën në qeveri mund të zhvillohen zgjedhje të barabarta dhe të lira, duhet të pranojnë se ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 mln qytetarë mbi baza politike dhe lënia pa votim e qindra mijëra prej nuk ndikon në rezultatin elektoral. Por ai apo ajo që e beson një gjë të tillë janë mjeranë në shërbim të neveritshëm të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij.
Cilido që beson se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, dhe se ai është i sinqertë në zotimin e tij për zgjedhje normale me qëllim apo pa qëllim mashtron veten dhe rreket të mashtrojë të tjerët,a i ose ajo harrojnë se Edi Rama në zgjedhjet e vitit 2021 shpërndau publikisht në llogaritë bankare të mijëra familjeve në zonat e goditura nga tërmëti 132 mln euro, kurse në zgjedhjet e majit 2023 shpërndau publikisht qindra e miliona euro asfalt, zhavorr elektoral dhe zarfe me 50 euro për 683 mijë pensionistë.
Kurse për zgjedhjet e vitit 2005, ai ka vendosur si në asnjë vend tjetër në Europë, të tre liderët e partive kryesore opozitare në arrest dhe ndjekje penale pa asnjë fakt dokument, vetëm e vetëm sepse nuk mund të fitojë ndryshe zgjedhjet e ardhshme.
Të besosh se Edi Rama nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet duhet të besosh SPAK i partisë nuk është një institucion i shartimit të krimit dhe korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Nuk është sot prokuroria private antikushtetuese e Edi Ramës që e mbron atë nga armiqtë në opozitë dhe në parti, dhe se SPAK nuk është armik i betuar i votës së lirë, mburojë kryesore e të gjitha vjedhjeve të qindra milionë dhe miliarda nga Edi Rama dhe ministra të tij, të cilat shndërrohen në mënyra nga më të ndryshme në vota krimi për mandatin e tij.
Zonja dhe zotërinj!
Shqipëria, njëlloj si një diktaturë bandash dhe llojeve të tjera, ekzekuton votën para se të hyjë në kuti.
Po kështu, edhe funerali i saj mbyllet natën e votimit. Mbi 99% e të gjitha ankesave, dokumenteve të opozitës mbi ndërhyrjet brutale në procesin zgjedhor, hidhen poshtë nga organet e mobokracisë, armike të egra të opozitës, por edhe ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë së vendit.
Të besosh se SPAK do ndëshkojë krimin elektoral, në një kohë kur ajo organizatë elektorale, prokurori private e Edi Ramës amniston Edi Ramën, Erion Veliajn për vjedhjen me një dorë të vetme të 130 mln euro vetëm me inceneratorin e Tiranës, dhe që me urdhër të Edi Ramës, sepse ky i fundit me shkrim dhe me gojë ka kundërshtuar 4 herë ngritjen e tij, do të thotë të mashtrosh veten, publikun dhe të bësh avokatin e një organizate kriminale.
Të dashur miq, SPAK nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse si Prokurori private e Edi Ramës nën urdhrat e tij ka amnistuar të gjitha dosjet e vjedhjeve nga Edi Rama dhe shpura e tij. Miliarda euro fonde publike.
SPAK, Prokuroria private e Edi Ramës nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse ai ka amnistuar në mënyrë kriminale aferën e grabitjes së miliarda eurove në Portin e Durrësit nga Edi Rama dhe Alabari i tij.
Të besosh se SPAK, Prokuroria private e Edi Ramës do hetojë krimin elektoral të Edi Ramës dhe ministrave të tij, në një kohë që amniston Edi Ramën për korruptimin e McGonigal në të cilën Gjykata e Uashingtonit e dënon sepse u korruptuan nga Edi Rama, do të thotë të tallesh me veten tënde, por edhe të mbrosh Edi Ramën dhe krimin e tij elektoral.
SPAK nuk mund të hetojë dhe as të dënojë krimin e tij elektoral të Edi Ramës, sepse është organizatë kriminale, Prokurori private e Edi Ramës që amniston Edi Ramën kur në shkelje të ligjeve të vendit i dhuron vëllait të vet, Olsit, me firmën e tij, 37 mijë m2 tokë duke ua grabitur si dikur regjimi komunist pronarëve legjitimë.
SPAK nuk mund të hetojë krimin elektoral të Edi Ramës sepse është organizatë kriminale, Prokurori private e tij që amniston me urdhër të Edi Ramës, Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, që i grabitën së bashku qytetarëve të vendeve të BE miliarda euro me skemën e Bitcoin.
SPAK, nuk e heton dot krimin elektoral të Edi Ramës sepse është prokurori private e tij që amniston me urdhër të tij ministrin kriminel, Taulant Balla, i cili vërtetohet se me urdhër të kapobandave ka liruar autorët e aktit terrorist, të asgjësimit me tritol të qytetarit në Shkodër.
SPAK nuk mund të hetojë krimin elektoral të Edi Ramës, pasi si organizatë kriminale dhe prokurori private e tij amniston Linda Ramën dhe kunatën e saj, Frangu, me gjithë regjistrimin e ndërhyrjeve të tyre kriminale në afera tenderash korruptivë.
SPAK është organizatë kriminale, prokurori private e Edi Ramës, dhe si e tillë nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse amniston Olsi Ramën, njërin prej eksponentëve më kryesorë të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës.
Kjo është e vërteta që gjendet sot para nesh. Kjo është gjendja reale në këtë vit elektoral. Të vërtetën duhet ta shohim drejt e në sy dhe me guxim.



