E RËNDË NË TIRANË/ Rrëmbehet e reja në Kombinat, telefonata që ka ngritur në këmbë Komisariatin 6: “Benzi me dy vajza të tjera brenda...”
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 18:06
Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit, ku lajmërohet se një vajzë është marrë me forcë në makinë.
Ngjarja besohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “Rruga e Qelqit” në Kombinat, ndërsa telefonuesi mësohet se ka dhënë detaje sa i takon makinës në të cilët besohet se mbahet me forcë vajza, mosha dhe identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Ndërkaq Komisariati nr. 6 ka nisur shërbimet ku po krehet zona në kërkim të një mjeti tip “Benz”. Në bordin e një makine janë verifikuar dhe dy vajza të tjera.
Lajmi ne perditesim...

