Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvillon mbledhjen e parë të Sesionit VII

Nën drejtimin e kryetares Ina Zhupa, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot mbledhjen e parë të Sesionit VII, të Legjislaturës X.

Komisioni diskutoi dhe miratoi kalendarin e punës për periudhën 2 – 20 shtator 2024.