Gazetari “skanon” shtatorin politik/ Myzyraj: PD këtë javë vendos piketat e aksionit politik. Ndryshojnë dhe drejtuesit në qarqe
Kryesia e PD-së dhe Këshillit kombëtar që do të mblidhen këtë javë përkatësisht të mërkurën dhe të premten pritet të vendosin aksionin politik të opozitës në muajt e ardhshëm.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije për gazetarin Isa Myzyraj se opsioni më i mundshëm që është duke u diskutuar është ai i nisjes së protestave.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Myzyraj tha se një gjë e tillë është hedhur për diskutim edhe në mbledhjen e grupit të PD të hënën por vendimi duhet të merret nga organet e partisë.
Kërkesa kryesore e këtyre protestave pritet të jetë "Qeveria teknike" e cila çon vendin më zgjedhje të përgjithshme.
Gjithashtu pritet të diskutohet dhe të vendoset edhe forma e protestave, pra do të jenë protesta kombëtare në Tiranë apo të shtrira në të gjithë vendin.
Idetë janë të ndryshme, për mënyrën sesi do të mbahen ato, që nga protestat e vazhdueshme përpara Kryeministrisë, mbajtja e protestave nëpër rrethe, bllokimi i rrugëve etj.
Të gjitha këto ide pritet të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar e më pas, pritet të nisë aksioni i opozitës, 8 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Një tjetër cështje e rëndësishme e cila pritet gjithashtu të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është edhe diskutimi për Drejtuesit Politik të PD-së në 12 qarqet e vendit.
Tirana pritet të ketë 8 drejtues politik. Emrat janë ende në diskutim.
Ndërsa thonë se 11 drejtuesit e 11 qarqeve të tjera, tashmë janë të përcaktuar.
LISTA E DREJTUESVE POLITIKË PËR 11 QARQE
1. Shkodër- Luçiano Boçi
2. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
3. Dibër – Xhelal Mziu
4. Kukës – Flamur Hoxha
5. Durrës – Oerd Bylykbashi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Fier – Gazment Bardhi
8. Korçë – Ivi Kaso
9. Berat – Eno Bozdo
10. Vlorë – Bujar Leskaj
11. Gjirokastër – Tritan Shehu


