Topalli: Berisha u përball me bomba e grushta, i vetmi që guxoi të përballet me krimin!

Topalli: Këtu është aplikuar një projekt që, ai që është në pushtet të rrijë në pushtet gjithmonë, ose e blejmë ose e arrestojmë kryetarin e opozitës. Kanë gabuar rëndë. Ora në Shqipëri paguhet 3 euro. Paguhen më pak në orë se sa vendet e rajonit. Në Shqipëri rroga mesatare është shuëm herë më e ulët se me rrogat e rajonit. Plakja e popullsisë ecën me dyfishin e plakjes së popullsisë në Evropë.

Një shqiptar që mendon për kombin e familjen, që ka ndërgjegje shoqërore do reagojë pafundësisht. Të parët që kanë reaguar jeni ju që po protestoni sot. Keni qëndruar duke dhënë mesazhin e jahstëzakonshëm për çdo qytetar që shikon përtej dritares së Berishës. Banorët në Thumanë- Kashar kanë dalë me kurajo se ndihen të përjashtuar për të drejtën e tyre, as Enver Hoxha s’e ka bërë. Jetojmë në momentet kur Drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin. Investitor strategjik shpallesh kur paguan për vrasje.

Kryetari i opozitës mbahet i arrestuar, me qëllim për të dëmtuar një forcë opozitare. I vetmi që ka guxuar të përballet me krimin. Kjo s’ndodh në asnjë vend të NATO-s dhe ku protestohet në liri. Rezistencë unike, s’ka ndodhur kurrë kjo rezistencë në këtë rast. Ndodh sepse qenia shoqërore reagon ndaj padrejtësisë. Ndaj Berishës kanë hedhur bomba, grushte, çdo gjë, e tani duan ta mbajnë në arrest. Nga arresti inkurajon e jep mesazhe për secilin prej nesh.