Shehaj: Rama përzë gjermanët, merr nën kontroll koncensionin e portit të Durrësit

Agron Shehaj ka përgjënjeshtruar sot qëndrimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, që përgjegjësinë e trafikut të lëndëve toksike ja la koncesionarit të Portit të Durrësit. Shehaj ka publikuar sot dokumentet se prej muajit qershor kompania gjermane është larguar nga Porti I Durrësit dghe kjo ka ndodhur me firmë të vetë Belinda Ballukut. 

Shehaj ngre pikëpyetje mbi shitjen e këtij koncesioni dhe për pronarët e rinj të koncesionit, që sipas tij është marrje në kontroll e koncesionit nga Edi Rama, pikërisht për të lejuar trafikun e këtyre mbetjeve toksike, dhe jo vetëm.  

Kompania gjermane EMS Shipping, që kishte me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit u largua pasi porti ju dha Alabarit dhe tashmë kërkon si kompensim nga qeveria shqiptare, në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashingtron plot 40 milionë euro.

Shehaj: Siç e dini, kompania koncensionare gjermane e Portit të Durrësit, i ka kërkuar në Arbitrazh Qeverisë Shqiptare 40 milionë euro, sipas tyre për prishje të kontratës. Ndërkohë që gjyqi në arbitrazh vazhdon, zevëndëskryeministrja Belinda Balluku ka lejuar që ky koncensionar, i cili i kërkon 40 milionë euro qeverisë, të shesë koncensionin te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet.

Ky është dokumenti, nëpërmjet të cilit, ministrja Balluku autorizon transferimin e kuotave të koncensionit pavarësisht gjyqit në arbitrazh me koncensionarin. Qartësisht kemi të bëjmë me një marrëveshje okulte të ndërmjetësuar në mënyrë private nga kryeministri Rama. De fakto, nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka larguar gjermanët dhe ka marrë nën kontroll koncensionin e Portit të Durrësit.

Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh.

Së dyti, kush qendron pas pronarëve të rinj të koncensionit? Së treti, çfarë i ka premtuar qeveria shqiptare pronarëve të rinj të koncensionit? Së katërti, a vazhdon gjyqi në arbitrazh apo është vendosur kusht tërheqja nga nga arbitrazhi? Së pesti, pse është mbajtur i fshehtë transferimi i koncensionit? Së gjashti, a është vendosur në qershor largimi i kompanisë koncensionare gjermane për të vazhduar në qetësi trafikun e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit?

E vërteta është që edhe ky koncension është një aferë korruptive, si gjithë koncensionet e rrugëve, porteve, aeroporteve, shendetësisë, inceneratorëve. Qeveria nëpermjet oligarkëve ortakë dhe kompanive offshore ka marrë nën kontroll gjithë infrastrukturen e vendit dhe ekonominë, me një qëllim të vetëm, të konsolidojë pushtetin politik dhe të bejë të pamundur rrotacionin demokratik te pushtetit.