Bushati: Opozita po punon për të garantuar zgjedhje të lira, duhet krijuar qeveri teknike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 16:37
Përmes një interviste në Ora News, Endira Bushati nga PD tha se gjatë kësaj jave ne si PD do të marrim disa vendime të rëndësishme lidhur me disa masa përkatëse jo vetëm për opozitën, por për gjithë vendin
Bushati: Gjatë kësaj jave ne si PD do të marrim disa vendime të rëndësishme lidhur me disa masa përkatëse jo vetëm për opozitën, por për gjithë vendin. Jemi në një situatë të vështirë qysh nga viti 2021, sepse situata e vështirë nisi qysh me Bashën kryetar.
Tashmë me bashkimin e partisë dhe marrjes fund të sagës për logon dhe vulën e partisë, ka ardhur kohë për të krijuar kushtet e qeverisë teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hapi i parë drejt kësaj është lirimi i Berishës.