Nga rruga te Kuvendi, Berisha përshëndet protestuesit e Thumanës: Të ngrihemi për shpëtimin e Shqipërisë. A ka hajdutë më të pangopur se këta?
Banorët e Rrethit të Krujës ndryshe nga herët e tjera, protestën e tyre e kanë zhvendosur përpara Kuvendit, teksa ky i fundit nisi punimet e sesionit të ri.
Të indinjuar edhe me heshtjen e shumë mediave, mbështetësse siç thonë ata të kryeministrit dhe korrupsionit të tij, banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin.
Sipas tyre, Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumaë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.
Protesta e tyre është përshëndetur edhe nga kryetari i Partisë Demokratikem Sali Berisha mbrëmjen e sotme.
FJALA E BERISHËS
Të dashur qytetarë dhe qytetare, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt ju, përshëndetje të përzemërt qytetarëve që protestuan sot para parlamentit, shqiptarëve kudo që janë, që reagojnë me revoltë ndaj këtij regjimi anti-shqiptar, ndaj këtij regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Sot ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar të këtij vendi të shtrojë vetes disa pyetje dhe të vendosë mbi bazën e përgjigjeve, të ngrihet në këmbë për shpëtimin e Shqipërisë.
A ka sot qytetar me votë të konfiskuar, me lirinë e votës të konfiskuar, të kontrolluar, të vjedhur, të grabitur. Me krimin që shndërrohet në votë dhe votën që shndërrohet në krim si në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër, dhe lidhur me këtë a ka të ardhme një vend pa votën e lirë?
Të dashur miq, në 45 vite diktaturë, ne pa votën e lirë ecnim prapa në thellësitë e prapambetjes së kohës, dhe sapo përmbysët diktaturën përsëri të mbërthyer nga dhimbjet e urisë, skamjes dhe mjerimit, u derdhëm në detra dhe në dhera tjera për të shpëtuar.
Brenda vendit vendit ne varfërohemi gjithnjë e më shumë, sepse ata që na marrin votën, na marrin pasuritë kombëtare, fondet publike, dhe ne bëhemi gjithnjë e më të varfër. Sistemi ynë, shërbimet tona publike rrënohen me shpejtësi.
Kurrë ndonjëherë dhe dua t’ua them këtu, as në vitet e diktaturës, kjo që ndodh me të sëmurët rëndë, në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Kjo ndodh, sepse këta zyrtarë, këta qeveritarë, të pangopur vjedhin edhe paratë e ilaçeve të të sëmurëve tanë.
Kjo që ndodh me shëndetësinë, ndodh me arsimin, i cili pas një ngjitje vertikale, prap kishte shumë punë për të bërë, por ngjitja ishte premtuese, shpresëdhënëse. Pësoi në 8 vitet e tyre rënien më turpëruese, rënien më vertikale, rënien më dëshpëruese, më të thellë, më të shpejtë në botë.
Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër.
Miq, kur mendon se 1 km rrugë, një autostradë 27 metra e gjerë në Kroaci, u ndërtua me 1.2 mln euro, kurse 1km autostradë në fushë në Tiranë ndërtohet 12 herë më shtrenjtë me 15 mln euro.
A ka njerëz më të vjedhur se shqiptarët? A ka hajdutë më të pangopur se këta qeveritarë?
Ju garantoj, se në rrafshin personal, udhëheqin gjakësorë të diktaturës. Nuk kanë vepruar kurrë në këtë mënyrë, siç vepron Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Blendi Gonxhe, jo kurrë!
PROTESTA E BANOREVE



