FOTO+VIDEO/ Digjen kazanët e plehrave në mes të Tiranës, tymi dhe era kundërmojnë në rrugët e kryeqytetit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 07:44
Shpesh herë në kryeqytet plehrat janë kthyer në një problem për qytetarët.
Përpos erës së keqe që kundërmon shpesh në rrugët e kryeqytetit, tashmë nuk ka munguar as tymi dhe flakët në mes të Tiranës.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e së dielës ku kazanëve të plehrave në zonën e Alliasit, i kanë vënë flakën mbeturinave i është vënë.
Në një video të siguruar nga “Ora News” duket tymi që del nga kazanët që fiken nga efektivët e zjarrfikësave pranë fabrikës së këpucëve.
Për ironi ngjarja në fjalë vjen pikërisht në ditët që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lajmëroi se ishte kthyer në zyrë dhe kishte nisur punën për pastrimin e Tiranës nga plehrat.


