MAKABRITETI NË KORÇË/ I vuri flakën se s’donte të ndahej, Koçibellinj: Burrat nuk duan ta kuptojnë që gratë nuk janë pronë e tyre. A i duan ata fëmijët e tyre?

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja që u a u dogj me benzinë pasditen e së shtunës nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, mbetet në monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT. 

Ajo që e bën ngjarjen edhe më të dhumbshme është fakti se bashkëshorti në proces divorci që i vuri flakën gruas është ende i lirë në arrati.

Por për të kuptuar ç’po ndodh me familjen shqiptare dhe pse gjithë ky mllef ndaj grave e ftuar në studion e lajmeve këtë të hënë ishte aktivistja për të drejtat e grave Suela Koçibellinj.

“Është për të ardhur keq që sot një 31-vjeçare, nën e dy fëmijëve po lufton me jetën dhe pse, sepse u dogj nga babai i fëmijëve.

Pra, i rikthehemi sërish të flasim po për të njëjtën temë që meshkujt nuk kuptojnë dhe nuk po duan të kuptojnë që gruaja së pari nuk është pronë e tyre.

Gruaja nuk ëhstë aty vetëm për t’iu shërbyer atyre dhe askujt tjetër. Që gruaja kërkon një jetë më të mirë nëse ata nuk janë të zotë për t’ia ofruar atë, por minimumi e kanë për detyrë që jo të mos ia marrin jetën por as të mos ia rrezikojnë jetën në asnjë moment të tyre”, theksoi ndër të tjera aktivistja Suela Koçibellinj.

ÇFARË NDODHI TË SHTUNËN?

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja që u a u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, mbetet në monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.

Burime thanë se e reja ka mësuar djegie në gati 35 % të trupit përfshirë, qafën dhe gjymtyrë, ndërsa aktualisht gjendja e saj vlerësohet e qëndrueshme nga bluzat e bardha.

Ndërhyrja e shpejtë në Korçë, sipas bluzave të bardha ka qenë vendimtare për gruan.

Ndërkohë  45-vjeçari Bledar Trëndafili i dyshuar si autorë i ngjarjes mbetet i lirë në arrati.

Të shtunën pasdite ai mësohet se i ka telefonuar ish bashkëshortes dhe i ka kërkuar të dilte për takim tek porta e banesës ku ajo qëndronte me qira, që prej kohës kur cifti jetonin të ndarë.

Kur 31-vjeçarja. nënë e dy fëmijëve doli, ish-bashkëshorti e ka spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Ishte një banore e zonës, e cila ndërhyri duke ndihmuar të renë mes flakëve!

Dyshimet janë se 45-vjeçari e ka ndërmarrë aktin për xhelozi, për shkak të çifti ishte në proces ndarje dhe jetonin të ndarë!

Burime nga Policia e Korçës thanë se 31-vjecari nuk kishte bërë denoncime më herët për dhunë apo kërcënim, ndaj edhe nuk ishte e pajisur me urdhër mbrojtje!

Nga janari deri në shtator, sipas të dhënave 11 gra janë vrarë dhe të paktën dy të tjera kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në shumicën e rasteve, autorët janë bashkëshortët ose familjarë!