Lita: Opozita të përgatitet për “2025”, është përqendruar tek shpëtimi i “kërthizës” së Berishës

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Lavdërim Lita tha se nëse nuk ka marrë mësime nga Himara ata po shkojnë drejt një humnere zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2025.

Lita: Opozita nuk ishte në dijeni dhe ishte e parapërgatitur në zgjedhjet e Himarës. Prandaj PS do të përdorët hilet e mëdha dhe të vogla për të fituar zgjedhjet dhe opozita nuk ishte e vëmendshme. Nëse nuk ka marrë mësime nga Himara ata po shkojnë drejt një humnere zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2025.

Opozita ka probleme se nuk po ndahet me të shkuarën dhe po komprometohet me qeverinë, qysh me marrëveshjen për amnistinë penale. Mazhoranca ka infrastrukturën për ta mbajtur organizatën e saj me joshje dhe tundime. Opozita duhet të ketë një retorikë më afër qytetarëve dhe jo të sulmojë SPAK-un. Opozita është duke parë vetëm kërthizën e Sali Berishës dhe sesi ai të çlirohet nga akuzat e SPAK-ut.