Përfundon mbledhja e qeverisë në Dajt/ Çfarë diskutoi Rama me të tijët nën freskun e pishave
Ka përfunduar pas më shumë se 8 orë mbledhja e qeverisë Rama në Dajt ku u mblodhën ministrat, drejtorët e institucioneve të varësisë dhe kupola drejtuese e Partisë Socialiste.
Mësohet se tema të diskutimit të socialistëve kanë qenë angazhimi dhe sfida e mazhorancës qeverisëse për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Po ashtu Rama dhe të tijët kanë prezantuar një strategji komunikimi në raport me institucionet dhe me publikun përgjatë këtij viti elektoral.
Më pas vendin e ka pasur edhe integrimi për të nisur hapjen e kapitujve të parë në vjeshtë, por edhe për vijimin e reformave të brendshme me kusht që të përfitojmë paratë nga Brukseli.
Të gjithë ministrat, pas prezantimit të tyre, janë njohur dhe me objektivat që duhet të realizojnë deri ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
I pari që është larguar nga mbledhja me masa të rrepta sigurie dhe me autokolonën e mjeteve të tij ka qenë kryeministri i cili nuk ka dashur që të japë një prononcim për mediet.
