VIDEO/ Emocione dhe 4 gola, Lacio dhe Milani ndajnë pikët në "Olimpico"! Ja çfarë ka ndodhur në RENDITJEN e Seria A

Milan nuk shkoi  më shumë se barazimi 2-2 në duelin e javës së 3-të të Serisë A kundër Lacios, teksa duhet të presin ende për të provuar shijen e fitores në këtë sezon.

Kuqezinjtë shënuan të parët me Pavloviç në minutën e 8-të, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.

Në fragmentin e dytë të lojës vendasit shënuan 2 herë me Kastelanos dhe Dia në minutat 62 dhe 66 duke përmbysur përkohësisht rezultatin, teksa për të shmangur humbjen mendoi Rafael Leao në minutën e 72-të.

Për sa  i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai u aktivizua në minutën e 90-të të sfidës.  Duelin e radhës Milani do e luajë në shtëpi ndaj Venecias, ndërkohë që Lacio pret Veronën.

RENDITJA

VIDEO/ Emocione dhe 4 gola, Lacio dhe Milani ndajnë pikët në