Me VIDEO/ Gjimshiti i dhuron avantazhin Interit, shënon në portën e tij

Fati nuk është me Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares sonë, i cili aktivizohet tek Atalanta mbrëmjen e sotme kundër Interit, ka gjetur rrugën e rrjetës por për fatin e tij të keq, në portën e tij.

Ai devijoi një top të hedhur në zonë nga Thuram, duke i dhënë një devijim të lehtë në minutën e katërt, por që rezultoi i pakapshëm për portierin e tij.