Napoli finalizon blerjen e Romelu Lukakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 10:18
Klubi italian i futbollit, Napoli ka kryer transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku nga ekipi i Premierligës angleze Chelsea, transmeton Anadolu.
“SSC Napoli ka njoftuar zyrtarisht blerjen e përhershme të Romelu Lukakut nga Chelsea”, tha dje Napoli në një deklaratë. Megjithatë, detajet financiare dhe kohëzgjatja e marrëveshjes nuk u zbuluan.
Lukaku më parë ka luajtur për Anderlecht, Inter Milan dhe disa klube angleze, duke përfshirë Manchester Unitedin, West Bromwich Albionin dhe Evertonin.
