Reali “ngeci” ndaj Las Palmas, Ancelotti: Duhet të jem unë më i qartë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 18:47
Reali zhgënjen sërish pasi nuk shkoi mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Las Palmas në transfertë, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës.
Vendasit shënuan të parët me Moleiron në minutën e pestë, ndërkohë që Reali barazoi shifrat me Vinicius, me penallti, në minutën e 69. Ky ishte barazimi i dytë në 3 javë për madrilenët që nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur kampionatin.
“Nuk po tregohemi solidë, siç u treguam sezonin e kaluar. Duhet të përmirësohemi. Unë duhet të jem më i qartë në strategjinë me të cilën lojtarët duhet të zbresin në fushë. E mira e këtyre barazimeve është që më treguan shumë gjëra që duhen përmirësuar”, deklaroi Ancelotti.

