U kërcënua për shkak të detyrës, Armando Duka i pashqetësuar, shfaqet në stadium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 21:28
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u kërcënua kreu i klubit të futbollit “Iliria”, djemtë e tij dhe disa persona të tjerë për shkak të detyrës.
Në lidhje me ngjarjen u arrestuan pesë persona dhe u proceduan penalisht dy të tjerë.
Duka, siç shihet në foto, ka zgjedhur që këtë fundjavë të ndjekë nga afër në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Teutës. Sfida, vlen për javën e 3-të të kampionatit shqiptar.