US Open sjell surpriza: Novak Xhokoviç eliminohet në raundin e tretë nga australiani Aleksei Popirin

Turneu i US Open vazhdon të sjellë surpriza. Pas eliminimit të Carsso Alcaraz edhe Novak Xhokoviç u eliminua në raundin e tretë nga australiani Aleksei Popirin.

Tenisti serb ishte në garë për të fituar për herë të 25 Grand Slam-in por duke u ndalur në humbjen e thellë. Fillimi i përballjes nuk ishte i mire për të.

Në dy setet e para ai u mposht 6-4 por duke tentuar të rikthehet në të tretin duke fituar 2 me 6. Seti I katërt foi sërish për autralianin duke mbyllur kështu ndeshjen me fitore

“Padyshim që luajti më mirë dhe e meritonte të fitonte. Dua të them, mënyra se si u ndieva dhe se si luajta nga fillimi i këtij turneu, raundi i tretë është një sukses. Kjo ishte një nga ndeshjet e mia më të këqija ndonjëherë. Bëra shumë gabime. Me të tillë performancë nuk mund të fitosh, veçanërisht kur bëhet fjalë për rivalë të fortë si Aleksei. E pranoj, ishe një ndeshje e tmerrshme për mua”, tha Xhokoviç.

Kjo është hera e parë që nga 2017 që serbi e mbyll vitin pa një trofe.

Një sfidë për t’u mbajtur mend për Popirin, që vazhdon garën në US Open I cili shprehet se në karrierën e tij e ka kaluar vetëm 15 herë raundin e tretë ndërsa duke e cilësuar si një ndjesi unike bëhet gati për të vijuar sfidën.