Nations League/ Kosova publikon LISTËN e futbollistëve, ja risitë e teknikut Foda në rradhët e Dardanëve

Është publikuar ditën e sotme lista e Kosovës për ndeshjet me Rumaninë dhe Qipron. 

Trajneri i dardanëve, Franko Foda ka ftuar lojtarë të rinj për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve.

Elvis Rexhbeçaj është ftuar për herë të parë, ndërsa risi janë edhe Fisnik Asllani e Eliot Bujupi.

Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut në Bundesligën gjermane.

Fisnik Asllani aktivizohet te Elversberg në Bundesligën 2, ku ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje.

Ndërsa Eliot Bujupi është vetëm 18 vjeç dhe luan si sulmues te moshat e Shtutgart.

Nations League/ Kosova publikon LISTËN e futbollistëve, ja risitë