Ramabaja: Institucionet paralele duhet të ishin mbyllur me kohë, Perëndimi po toleron Beogradin

Përmes një interviste me Ora News, analisti Sadri Ramabaja tha se institucionet paralele duhet të ishin mbyllur kahera në Kosovë.

Ramabaja: Institucionet paralele duhet të ishin mbyllur kahera në Kosovë. Janë toleruar së tepërmi dhe kjo gjuhë e mefshtë e diplomacisë duke ushqyer ëndrrën e Beogradit se duan që të kenë së paku Veriun e Kosovës, për të mos humbur gjithçka.

Nuk është vetëm nevoja për mbështetjen e Shqipërisë, por mbështetjen e shtetit amë. Kosova është republikë e dytë në rajon, por duhet trajtuar si çështje e interesit kombëtar dhe duhet të kishte mbështetjen e kryeministrit shqiptar dhe botës akademike dhe medieve.