Osmani takohet me homologun çek, diskutojnë për forcimin e partneritetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 13:54
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin çek, Petr Pavel, takim për të cilin Osmani tha se ishte takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se temë e takimit ishte forcimi i partneritetit mes të dyja vendeve.
“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.
Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani. /KosovaPress

