E rëndë në Greqi/ 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë punës, vdes në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 18:41
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur shqiptari po ulte disa sende me litari nga ballkoni i banesës ku punonte.
Për fat të keq, ai ka humbur ekuilibrin, ose ndoshta është tërhequr nga peshat, dhe ka rënë nga lartësia.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur EKAB-i, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari kishte humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda.

