Mbyllja e komunave paralele, Gjermania i bashkohet ShBA-së kundër Qeverisë së Kosovës: Njoftimi s’është konsultim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 10:33
Ambasada gjermane në Prishtinë i është bashkuar reagimit të ambasadës amerikane për aksionin e djeshëm në Veri që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele, duke thënë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.
Ambasadori Jörn Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Në postimin e tij në “X”, ambasadori ka theksuar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.
