Festë në partinë greke Syriza/ Kryetari Kasselakis kurorëzon lidhjen e dashurisë me Tyler McBeth

Në partin e opozitës greke SYRIZA ka festë, lideri i tyre Stefanos Kasselakis kurorëzon martesën e tij të dashurisë që tashmë dihet është po një mashkull, Tyler McBeth.

Ceremonia do të mbahet në Kopshtin Botanik të Kretës cili ka një pamje fantastike me një teatër dhe një liqen artificial.

Aty çifti do betohet për dashuri të përjetshme para 130 miqve dhe familjarëve të ngushtë.
Ajo që shkruajnë mediat në Greqi është se festa nuk do të bëhet vetëm në tokë.

Të sapomartuarit nëpërmjet varkës do i çojnë mysafirët e tyre në plazhet ikonë të Chania-s, ku dikur është filmuar skena e famshme nga filmi “Zorbas” me Anthony Quinn.

Festimet për çiftin e bashkëshortëve kanë nisur që të mërkurën, shoqëruar me muzikë live dhe me një menu të pasur me produkte vendase.

Dasma e Stefanos Kasselakis, liderit të partisë kryesore opozitare të Greqisë, dhe Tyler Macbeth do të jetë një nga ngjarjet më të përfolura që nga martesa e profilit të lartë të Andreas Papandreut në 1989.

Stefanos dhe Tyler u takuan në vitin 2020 në një palestër në Nju Jork ku të dy jetonin në atë kohë.