Rama kthen në punë socialistët, më 1 shtator mbledhje me...

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në 1 shtator ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve në mbledhje e radhës për të analizuar punën 6 mujore por dhe për të vendosur prioritetet në muajt e ardhshëm.

Takimi do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa do të ndahet në disa shtylla kryesore si reformat e integrimit, politika e jashtme, mirëqeverisja, rendin dhe siguria si edhe investimet publike.

Një tjetër temë e parashikuar që pritet të diskutohet do të jetë turizmi.

Kjo është mbledhja e dytë për këtë vit e këtij lloji. Në janar të këtij viti, Kryeministri mblodhi kabinetin qeveritar, drejtuesit vendorë dhe drejtorët e institucioneve në qytetin e Shëngjinit, ku dha jo vetëm objektivat për turizmin por u analizua dhe puna e bërë në terren.

Edhe më 9 mars në qytetin e Shkodrës, kreu i qeverisë zhvilloi një mbledhje të ngjashme, ku u thërritën kryebashkiakët e majtë dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.