Zbardhet takimi Gonzato - Hoxha: Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 19:40
Ambasadori i Bashkimit Evropianë në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Gjatë takimit Gonzato dhe Hoxha ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE.
Gjithashtu ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave.
“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

