“Do jenë pak votues”/ Kume: Vota e diasporës në 2025-ën, por se çfarë ndikimi do të ketë në zgjedhje mbetet për t’u parë
Eksperti çështjeve zgjedhore në Shqipëri, Kristaq Kume në një intervistë për “Ora News” më shumë se krijimin e mundësisë që shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje, ka rëndësi fakti që klasa politike më së fundmi ra dakord për ta bërë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, ish-kreu i KQZ-së u shpreh se pritshmëritë e tij sa i përket pjesëmarrjes së emigrantëve shqiptarë në votime janë të ulëta, pasi shumica dërrmuese e tyre nuk do ta ushtrojnë këtë të drejtë.
“Votimi i diasporës do të realizohet si i tillë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Por sa do jetë efekti i këtij votimi ajo mbetet për t’u parë. Por do të jetë shumë i vogël numri i atyre që do ta ushtrojë këtë të drejtë.
Por përtej kësaj, rëndësi ka fakti që klasa jonë politike më së fundmi ra dakord që kjo të realizohet dhe t’i krijojë këtë mundësi shtetasve tanë që ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë e nevojshme që ata të vijnë fizikisht në Shqipëri.
Kjo për herë të parë realizohet pas vitit 2025 do të jetë një proces që do të bëhet si çdo proces tjetër zgjedhor.
Dhe vetëm pas kësaj do të nisin problemet që kanë proceset zgjedhore në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.
Sa i përket listave të hapura, Kume theksoi se dhe kjo çështje do të realizohet pasi është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë.
“Ky problem është i vendosur në Kushtetutën tonë me ndryshimet që u bënë në 2020-ën, dhe këtë jo se e donin partitë politike, por sepse e kanë kërkuar vetë qytetarët një gjë të tillë.
Dhe ata vazhdojnë të këmbëngulin në atë që ata që jenë pjesë në vendimin që merret në atë që do të ketë nesër mandatin e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, të mos jenë vetëm partitë politike”, theksoi ndër të tjera Kume.
INTERVISTA E PLOTË ME KRISTAQ KUMEN


