“Kurth për t’iu futur politikës”, Meta në “Podcasti i Lirisë”: Ndikimi kishte edhe gjyshi im

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, zbuloi për herë të parë se politika nuk ka qenë ëndrra e tij gjatë rinisë.

Në një podcast në kampin veror të të rinjve në Jalë, tregoi se si fitoi në vitin 1992 mandatin e tij të parë si deputet kur ishte në moshën 23-vjeçare si përfaqësues i Partisë Socialistë.

Shpjegoi se ndikim kishte edhe gjyshi i tij.

Në reagim shigjetoi dhe kryeministrin Edi Rama, për vendimin e heqjeve të kioskave në parkun “Rinia”.

Opozitari shpjegoi dhe mesazhin që përcjell nëpërmjet videove aventuriere që poston në rrjetet sociale.

Meta e mbylli intervistën e tij me një mesazh që të rinjtë të eksplorojnë sa më shumë vendin, pasi Shqipëria ka shumë perla të fshehura.