Partizani ‘thyen’ Skënderbeun në minutat shtesë

Partizani arriti fitoren e parë në ketë edicion të Superiores, teksa mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në një duel që rezultoi dramatik.

Goli spektakolar i Rrapajt nga distanca, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Skënderbeut në pjesën e dytë, që iu kundërpërgjigj “Demave” me një tjetër eurogol, të shënuar nga Rabiu.