“Është lojtar i rëndësishëm”, Inzagi i thur elozhe Asllanit: Do të na jepte një dorë të madhe kur ishim 0-0
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 14:27
Interi mori mbrëmjen e djeshme fitoren në këtë sezon të ri.
Kampionët në fuqi të Serisë A kanë mposhtur Leçen me rezultatin 2-0.
Simone Inzagi ka folur para mediave, pas këtij suksesi, teksa i pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm.
“Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Xhenoas.
Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës.
A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë?
Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi.
