Tushi: Krimet e ditëve të fundit janë bërë si buka e përditshme, njerëzit janë bërë indiferentë

Përmes një interviste në Ora News, sociologu Gëzim Tushi tha se duket se krimet janë një vazhdim e një sërë krimesh që i kemi pasur në këto 30 vite, ku krimi është bërë si buka e përditshme.

Tushi: Këto ngjarje duket se janë një vazhdim e një sërë krimesh që i kemi pasur në këto 30 vite, ku krimi është bërë si buka e përditshëm., një gjë e zakonshme. Kemi krijuar një indiferentizëm të madh dhe jemi mësuar duke thënë se do të ketë krime.

Përpos defekteve që kanë institucionet është e lidhur edhe me indiferencën që kanë njerëzit të me krimin. Disa madje e shohin krimin si shprehje të lirisë. Përballë kësaj situate heshtim dhe presim se çfarë do të bëjë policia dhe shtetit. Pse kanë rënë kaq poshtë jeta e njeriut?