Qafë Thanë, arrestohet një shtetas për kontrabandë nafte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 13:06
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G., 49 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Në kamionin që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën bidonë plastikë të mbushur me 500 litra naftë të pashoqëruar me faturë blerjeje. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale bidonët me naftë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.