Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me thikë, arrestohet 44-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 11:39
Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit për dhunë në familje. Blutë njoftojnë se ky person ka dhunuar e më pas kanosur me thikë bashkëshorten.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).
Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

