VIDEO/ Kryeministri Rama publikon pamje nga Parku i Divjakës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta. Rama shprehet se vetëm gjatë muajit korrik ky park kombëtar u vizitua nga 67 mijë vizitorë.

“Dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë”, shkruan Rama.

Prej kohësh Kryeministri ka përqëndruar vëmendjen te turizmi, ndërsa ka promovuar atë që e konsideron si “Shqipëria turistike”.