Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Motori del nga rruga, lëndohet drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 20:13
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i motomjetit është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit.
Ende nuk dihet gjendja e tij ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
