"U njohën 13 vjeç dhe i kërkoi dorën kur mbushi 15"/ Gazetari tregon historinë e çiftit Goxharraj

Një ndër ngjarjet më të rënda të ndodhura përgjatë ditëve të fundit ishte plagosja e drejtorit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta nga efektivi Erjon Goxhara.

Shkak për këtë ngjarje u bë lidhja jashtëmartesore e bashkëshortes së efektivit me drejtorin e ERE.

E teksa Erjon Goxhara iu dorëzua drejtësisë pas 48 orësh në arrati, gazetari Dritan Laçi ka rrëfyer historinë e dashurisë së efektivit me bashkëshorten, dashuria e të cilëve ka lindur qysh fëmijë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Laçi tregon se efektivi me bashkëshorten u dashuruan që kur ajo ishte 13-vjeç dhe më pas dy vite më vonë, kur ajo mbushi 15 ata u martuan. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë.

Madje sipas gazetarit Erjon Goxhara kontribuoi edhe në shkollimin e bashkëshortes së tij që ajo të fitonte një diplomë dhe të ishte e aftë për t’iu bashkuar tregut të punës.

Por, fatkeqësisht gjërat mes çiftit filluan të ndryshojnë ndër vite, deri në tradhtinë që ajo i bëri efektivit me drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë.

Postimi i plotë i gazetarit:

Ai ishte dashuruar me te qe kur ajo ishte ne moshën 13 vjeçare. Me pas kur ajo mbushi 15 vjeç ai kërkoi dorën e saj te prindërit dhe kështu ata u martuan. Nga kjo martese linden 2 fëmije, te cilët sot janë djali 21 vjeç dhe vajza 18 vjeçe. Duke qene se e kishte marre te vogël dhe pa shkolle, Erjoni vendosi qe te mos ia kufizoje arsimimin.

Kështu, pasi ajo mbaroi ciklin e mesëm, ai vendosi ta regjistroje te Universiteti 'Vitrina' dhe ajo te fitoje edhe një diplome universitare, qe njëkohësisht do ti siguronte edhe një vend pune ne administrate. Por dramatikisht gjerat filluan te ndryshonin nje vit me pare.

Kur Erjoni mësoi se bashkëshortja e tij, vajza qe kishte dashuruar qe ne moshën 13 vjecare, me te cilen sot ka dy fëmije te rritur, kishte krijuar nje raport jashtëmartesor me shefin e saj ne ERE (Enti Rregullator i Energjisë).

Ketë raport e kishte pranuar edhe vete bashkëshortja e tij dhe kjo kishte krijuar një trazim te forte ne familjen Goxharaj, saqë dy muaj me pare bashkëshortja e tij kishte lenë banesën dhe kishte shkuar te prindërit e saj.

Ndërkohe qe Erjoni i kishte kyçur edhe makinën ne garazh.

Tashme pjesa tjetër e historisë dihet. Erjon Goxharaj, disa dite me pare ne emër edhe te familjes se shkatërruar, vendosi te qëlloje me armen e shërbimit, drejtorin e gruas se tij, me te cilën thuhet se ajo kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore.

Ai vendosi ta qëlloje te këmbët me pese plumba duke e filmuar momentin e rënies se tij ne toke. Me siguri për t’ia çuar këtë video gruas se tij, si për ti thënë ja ke me tradhtove.

Dhe ndoshta me mendimin për ta lënë invalid pasi një polic i di shume mire anatominë e trupit te njeriut kur duhet te qëlloje, ta plagose apo ta eliminoje. Gjithsecili pas këtyre rreshtave mund te gjykoje si te dëshiroje. Kjo është historia e policit Erjon Goxharaj, qe sot vendosi te dorëzohet ne polici pasi plagosi jaranin e se shoqes.