Tunelit të Murrizit i “shpërthejnë ujërat”, pak minuta shi përmbytin një pjesë të rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 17:55
Kanë mjaftuar pak minuta shi verë që tuneli i Murrizit të nxjerrë ujë nga brenda.
Sipas një videoje të siguruar nga Ora News, shihet në dalje të tunelit teksa uji “buron” nga një pjesë e tij.
Uji më pas kalon në asfalt jashtë tunelit duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve në një krah.