Plagosi inxhinierin pasi mësoi për tradhëtinë e gruas, efektivi i dërgoi videon e krimit kunatit të tij polic

Erjon Goxhara punonjësi i policisë i cili plagosi një ditë më parë inxhinierin Kosta i ka dërguar një video kunatit të tij që po ashtu është punonjës policie duke i treguar krimin e kryer.

Pasi ka dërguar videon ai ka tefefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta priste tek rrethi i Shkozës, dhe nga aty ka marrë një taksi dhe për në drejtim të zonës së Dajtit.

Sipas të dhënave rrugës për në zonën e Dajtit një drejtues policie e ka telefonuar duke i kërkuar të dorëzohet por ai ka refuzuar duke i mbyllur telefonin.

Pasi është marrë njoftimi se polici po lëviz në zonën e Freskut disa agjentë policie e kanë pikasur por ai është larguar duke iu humbur nga sytë.

Besohet se Erjon Goxhara ka marrë dijeni për tradhëtinë që në muajin korrik ku ky i fundit e ka marrë në telefon Kostën duke e kërcënuar.