VIDEO-EKSKLUZIVE/ Shembet pallati tek “Brryli”, e gjithë zona te Ministria e Jashtme pushtohet nga pluhuri, ndalon qarkullimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 14:07
Në zonën e Brrylit në Tiranë, pranë Ministrisë së Jashtme, aktualisht po shembet një pallat, një proces që ka shkaktuar shqetësim të madh jo vetëm për sigurinë e banorëve të zonës, por edhe për kalimtarët.
Kjo pasi një re e madhe pluhuri ka pushtuar zonën dhe nga pamjet e siguruara nga “Ora Neës”, shihen efektivët e policisë të cilët ndalojnë qarkullimin e automjeteve në zonën e Unazës.

Për më shumë shihni pamjet që flasin vetë:
