Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me trafik-ndarësen

Një aksident u rregjistrua pak minuta më parë në aksin Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas asaj që raportohet një mjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarsen.

Nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale dhe fatmirësisht jo dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.