Gledis Nano krenar për oficerin shqiptar që u zgjodh i pari në New York: Përfaqësove me dinjitet Shqipërinë

Laert Sallaku, kur u largua nga Shqipëria drejt “tokës së ëndrrave” ishte thjesht një i ri plot ambicie dhe dëshira. E sot, ai mban veshur me krenari uniformën e oficerit në Policinë e New York-ut.

Sallaku mundi të dilte i pari mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, duke bërë krenarë kështu jo vetëm prindërit dhe njerëzit e dashur, por të gjithë bashkëkombasit e tij si në Shqipëri po ashtu dhe të gjithë ata shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krenarinë për të riun shqiptar s’ka nguruar ta shprehë as ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ish-kryepolici ka zhvilluar një takim me Laert dhe babain e tij Lutfiun, i cili po ashtu ka qenë një figurë e respektuar në radhët e bluve.

Krah fotos me Laertin, Nano i drejtohet atij duke i thënë që është frymëzim dhe motiv për të gjithë aspirantët në fushë ne sigurisë.

“Ceremoninë e diplomimit të oficerëve të policisë së New Yorkut, nuk e përjetova thjesht si një lajm sensacional, por si një tregues konkret të gjeneratës me të cilën po përfaqësohemi në vendet e demokracive të mëdha dhe njëkohësisht të sfidave të mëdha! Për një çast, mu duk se isha edhe unë bashkë me shumë të tjerë që iu përkushtuam artit policor, në atë ceremoni, pasi studenti i policisë Laert Sallaku, i cili u vlerësua si studenti me rezultatet më të arrira në këtë plejadë të diplomuarish, përfaqësoi një përmasë tejet dinjitoze të Shqipërisë në atë kremtim.

Personalisht, deri ditën e sotme, nuk e kisha njohur nga afër Laertin, pasi i përkasim brezave të ndryshëm, por ai si edhe unë jemi pasardhës të atyre baballarëve që para nesh, zgjodhën të bëheshin pjesë e armës së policisë dhe më tej, mbajtën me dinjitet gradat që i fituan nëpërmjet provash dhe sfidash të shumta, në rrugëtimin e gjatë të sigurisë kombëtare. Unë kam pasur fatin ta njoh nga afër, nëpërmjet profesionit dhe kam bashkëpunuar me babain e Laertit, Lutfiun”, shkruan Gledis Nano, teksa më tej thekson se përkushtimi i shqiptarëve do të zërë vendin e merituar në vlerat më të spikatura të demokracisë në vendet dhe popujt që respektojnë dhe kultivojnë barazinë dhe të drejtat e çdo vendi, për të shpalosur aftësitë dhe vlerat identitare të asaj trashëgimie që duket se po e bartin me vete në çdo kënd të globit.

Postimi i plotë i Gledis Nanos:

Një takim miqësor me Laert dhe Lutfi Sallaku!

Ditën e sotme përjetova me një emocion të veçantë takimin me një nga kolegët më të rinj të armës së policisë, pikërisht me një nga oficerët e sapodiplomuar të Policisë së Neë Yorkut, Laert Sallakun. Natyra dhe temperamenti i tij qenë thuajse të përpikta me imazhin që kisha krijuar për të, si një njeri me vullnet të fortë dhe tipare modeste për sa ka arritur deri më tani dhe këto karakteristika munda t'i dalloja teksa ndiqja nëpërmjet ekranit ceremoninë e diplomimit të këtij brezi, që kishin studiuar për tu bërë oficerë të policisë së Neë Yorkut. Ky moment, për mua si oficer karriere në Policinë e Shtetit, si Drejtues i Lartë i saj por edhe si pedagog, nuk mund të kalonte pa vëmendjen dhe kujdesin e duhur sepse të gjithë në mënyrën tonë, kontribuojmë për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të gjeneratave të së ardhmes.

Ceremoninë e diplomimit të oficerëve të policisë së Neë Yorkut, nuk e përjetova thjesht si një lajm sensacional, por si një tregues konkret të gjeneratës me të cilën po përfaqësohemi në vendet e demokracive të mëdha dhe njëkohësisht të sfidave të mëdha! Për një çast, mu duk se isha edhe unë bashkë me shumë të tjerë që iu përkushtuam artit policor, në atë ceremoni, pasi studenti i policisë Laert Sallaku, i cili u vlerësua si studenti me rezultatet më të arrira në këtë plejadë të diplomuarish, përfaqësoi një përmasë tejet dinjitoze të Shqipërisë në atë kremtim. Personalisht, deri ditën e sotme, nuk e kisha njohur nga afër Laertin, pasi i përkasim brezave të ndryshëm, por ai si edhe unë jemi pasardhës të atyre baballarëve që para nesh, zgjodhën të bëheshin pjesë e armës së policisë dhe më tej, mbajtën me dinjitet gradat që i fituan nëpërmjet provash dhe sfidash të shumta, në rrugëtimin e gjatë të sigurisë kombëtare. Unë kam pasur fatin ta njoh nga afër, nëpërmjet profesionit dhe kam bashkëpunuar me babain e Laertit, Lutfiun.

Siç e përmenda edhe më sipër, kur Laerti po mbante fjalën e rastit përpara bashkëstudentëve dhe pedagogëve, njoha në tiparet e tij edhe gjurmët, edukatën dhe kulturën profesonale që i ka përcjellë ish kolegu im, birit të tij. Padyshim, një moment i tillë ishte i pritshëm dhe do të vinte patjetër, si edhe shumë të tillë pasi tij. Përkushtimi i shqiptarëve ndër vite, do të zërë vendin e merituar në vlerat më të spikatura të demokracisë në vendet dhe popujt që respektojnë dhe kultivojnë barazinë dhe të drejtat e çdo vendi, për të shpalosur aftësitë dhe vlerat identitare të asaj trashëgimie që duket se po e bartin me vete në çdo kënd të globit.

Kënaqësi që të njoha nga afër Laert. Je frymëzim dhe motivim për të gjithë aspirantët në fushën e sigurisë. Të uroj shumë fat dhe suksese të mëtejshme.