Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shëngjin. Makina rrokulliset në rrugë, humb jetën i riu

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin pranë lagjes Sake. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur rreth orës 4 të mëngjesit.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një i ri  rreth 30 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.