Tjetër vetëvrasje në Shqipëri/ 90-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, ja ç’thotë policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 08:01
Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në orët e para të ditës së martë, ku një 90-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë.
Dyshohet se i moshuari ka qëlluar veten me një armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.
Policia Korçë - Informacion paraprak
Rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

