Rrumbullaku: Janë esktraduar nga Dubai dhe janë arrestuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.

Muhamet Rrumbullaku: Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale në një bashkëpunim me SPAK dhe të gjithë prokuroritë.

Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 2 eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Është kontribut i punës së djemeve dhe vajzave dhe të gjitha strukturave në një nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, të departamente respektive, por edhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për mënyrën e operacionit policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara.

Pyetje: Kur pritet ekstradimi i tyre në territorin tonë?

Muhamet Rrumbullaku: Është bërë ekzekutimi i vendimit dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.

KONFERENCA E RRUMBULLAKUT