E ngarkuara me punë e SHBA-së takim me ministrin Hasani, VanHorn: Diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
VonHorn dhe Hasani, siç bën me dije Ambasada Amerikanë në Shqipëri, janë takuar për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
